English

Grabitja e çiftit në Tiranë, vila e familjes Laze u sulmua nga 3 persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të së dielës në kryeqytet. Banesa e familjes Laze në zonën e Alliasit u sulmua nga grabitësit të cilët plagosen me armë zjarri burrë e grua.

- Advertisement -

Vila dy-katëshe e familjes Laze në rrugën “Njazi Meka ” u sulmua rreth orës 21 e 45 minuta te se dielës.

Të paktën 2 persona të maskuar pasi hynë nga pjesa e pasme e banesës u përballen në çiftin e bashkëshortëve, Petrit dhe Afërdita Laze të cilët bënë rezistencë.

Por një nga grabitësit shkrepi armën duke plagosur çiftin, pronarë të dy furrave të bukës në Tiranë.

Bashkëshortët u dërguan në spital ku për momentin paraqiten në gjendje të stabilizuar shëndetësore ndërsa policia mori në pyetje edhe vajzën adoleshente të tyre e cila ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes por nuk pësoi lëndime.

Hetuesit e krimeve ndaj pronës dhe ato ndaj jetës besojnë se grabitësit kanë qenë 2 ose 3 persona.

Sipas burimeve, kamerat e sigurisë së vilës nuk punonin ndërsa edhe në ato rreth zonës është hasur vështirësi për të identifikuar makinën me të cilën largohen grabitësit për shkak të mjegullës.

Në banesë ekspertët konstatuan sirtarë e dollapë të bastisur por nuk dihet shuma e marrë nga autorët .

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?