English

Gratë dhe Vajzat në Shkencë, Meta thirrje të rinjve: Mos zgjidhni degë të lehta, se do keni jetë të vështirë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, Presidenti i vendit, Ilir Meta zhvilloi një takim me gra dhe vajza të cilat kanë zgjedhur si profesion lëndë shkencore. Gjatë bashkëbisedimit, Meta i bëri thirrje çdo të reje që të zgjedhë shkencat ekzakte, pasi falë kësaj shkence bota ka pësuar avancime të mëdha.

- Advertisement -

“Kam një apel për të gjithë të rinjtë; të mos kenë frikë nga matematika dhe të gjitha degët e tjera. Mos kërkoni degë të lehta se do keni të ardhme të vështirë. Më mirë përqendrohuni në degë që duken si të vështira se do të keni një të ardhme më të lehtë”, tha kreu i shtetit.

Ndonëse në vendin tonë kjo shkencë nuk përfshin shumë gra dhe vajza, në 5 vende të kontinentit ndodh e kundërta. Komisioni Evropian ka publikuar shifra të reja  të cilat dëshmojnë se vetëm 41% e shkencëtarëve dhe inxhinierëve në vendet e BE janë  gra.

Megjithatë, Lituania duket se ja ka dalë të kapërcejë hendekun e barazisë gjinore, pasi ka rreth 57% gra e vajza shkencëtare dhe inxhiniere, ndërsa në Bullgari dhe Letoni janë 53%. Për të vijuar më tej me Portugalinë (51%) dhe Danimarka (pak më shumë se 50%), në Finlandë 29% dhe në Gjermani 33%.

Për të inkurajuar më shumë gratë për t’u angazhuar në fusha që gjithmonë kanë dominuar meshkujt, Kombet e Bashkuara në vitin 2016 e shpallën 11 shkurtin si Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?