English

Green Peace pushton Këshillin Evropian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mëngjesin e të enjtes forcat e sigurisë belge janë përballur me një surprizë nga Organizata Ndërkombëtare Green Peace.

- Advertisement -

Disa banderola të mëdha që tregonin ndërtesën e Këshillit Evropian në flakë, mbulonin institucionin ku sot mblidhen krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, pikërisht në samitin që do të diskutojë ndër të tjera për Marrëveshjen e Gjelbër evropiane.

Aktivistët e Green Peace ishin ngjitur në strukturat e drurit dhe hekurit dhe për disa orë shfaqën para kalimtarëve dhe mediave parrullën “Urgjencë mjedisore”, ku shihej ndërtesa e re Evropa e Këshillit, sikur po digjej nën zjarrin e pasojave mjedisore.

Policia belge dhe forcat e sigurisë larguan aktivistët dhe çliruan ndërtesën nga banderolat e vëna, ndërsa kjo përbën një çështje serioze sigurie për institucionin që do duhej të ishte më i sigurti dhe më i mbrojturi në Bruksel.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×