Një prift ortodoks u arrestua në Greqi këtë të shtunë, pasi kishte mbajtur meshë në kishë pavarësisht urdhrit qeveritar për t’i ndërprerë të gjitha ceremonitë fetare, si masë për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit COVID-19.
Pasi u bënë disa denoncime nga individë të ndryshëm, metropoliti u mor në pyetje nga policia këtë të shtunë dhe më pas u ndalua, sipas ligjit.
Autoritetet e liruan pak më vonë, duke i kërkuar që të respektojë masat e marra nga shteti dhe nga kisha ortodokse e Greqisë.
Qeveria greke ka i ashpërsuar masat ligjore, që pas vdekja së parë që e patën më 21 mars.
Tani janë mbyllur të gjitha shkollat, bizneset dhe vendet publike, si dhe janë ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 persona.
Të hënën, Kisha e Greqisë, e cila është shumë e fuqishme në vend dhe i kishte kërkuar qeverisë të mos i mbyllte, vendosi që të pezullonte meshat e t’i mbante kishat të hapura vetëm për lutje individuale.
Ministria e Arsimit dhe Fesë tha të enjten se do të pezulloheshin të gjitha festimet fetare në kisha, përveç funeraleve dhe lutjeve individuale.
Që të enjten, në të gjithë Greqinë janë raportuar 222 shkelje dhe janë kryer 233 arrestime, sipas një deklarate për shtyp të policisë greke.
Shumica e shkeljeve janë bërë për kafe, restorante, parukeri dhe dyqane të tjera, të cilat duhej të kishin qenë të mbyllura.
Deri tani, situata me coronavirusin në Greqi është 530 të infektuar dhe 13 të vdekur.