English

Greqi| Mbytet në det fëmija shqiptar, gjendet nga një banor i zonës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një fëmijë me origjinë shqiptare është mbytur në det.

- Advertisement -

Sipas mediave greke, djali i mitur ishte i moshës 6-7 vjeçare dhe u mbyt teksa po notonte në det në zonën e Arvit.

I mituri i quajtur Nikolas ishte me nënën e tij, ndërsa shtëpia e tyre ndodhet pak metra larg plazhit. I mituri kërkoi të futej në det, por nëna nuk e lejoi për shkak të dallgëve. Mesa duket, ai i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u largua, por fatkeqësisht u mbyt si pasojë e detit të trazuar.

Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit. Mjekët, që shkuan me urgjencë në vendngjarje, tentuan ta rikthenin në jetë përmes defibrilatorit.

Nikolas u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve nga ana e mjekëve, vogëlushi nuk ia ka dalë të mbijetojë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?