English

Greqi/ Nis emergjenca e zjarreve në Kretë pak javë para fillimit të sezonit zyrtar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ishulli grek i Kretës digjet nga vatrat e para të zjarrit këtë fundjavë. Javë para nisjes së sezonit zyrtar, emergjenca vetëm vitin e kaluar ka shënuar 24 viktima dhe mbi 90 mije hektarë tokë të djegur.

- Advertisement -

Zjarret në ishullin e Kretës filluan një muaj para se sezonit zyrtar të tyre. Në ishullin jugor grek, gjatë fundjavës, forcat zjarrëfikëse u aktivizuan për të shuar një vatër zjarri, ndërsa të paktën 70 të tjera shpërthyen në të gjithë vendin.

Emergjenca detyroi dhjetëra njerëz të braktisnin shtëpitë e tyre në qytetin lindor të Mavros KolymbosLasithi para se të përhapej në malet përreth. Ndërkohë, flakët u vunë nën kontroll vetëm të dielën.

Një i dyshuar për zjarrvënie u arrestua më vonë atë pasdite, tha departamenti i zjarrfikësve.

Vendi mesdhetar, gjatë viteve të fundit është përfshirë nga valët e të nxehtit, erërat e forta dhe kushtet e thata atmosferike të cilat rezultuan në disa shpërthime vatrash në mbarë vendin.

Në korrik, zjarret shkatërruese ndezën ishujt turistikë grekë të Rodosit dhe Korfuzit. Por në gusht, vendi përjetoi zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në historinë e vendit, me zjarrin pranë Alexandroupolison në kufi me Turqinë që rezultoj në vdekjen e 26 njerëzve dhe 94,000 hektarë të djegur.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian fajësuan krizat klimatike për rritjen e shpeshtësisë dhe intensitetit të zjarreve në Evropë, me Komisionin që vuri në dukje se 192,851 hektarë u dogjën gjatë sezonit të vitit të kaluar në kontinentin e vjetër.

Pas zjarreve masive dhe përmbytjeve në shtator, BE-ja i ofroi Greqisë €2.25 miliardë euro mbështetje financiare.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?