Greqia po planifikon që të ndërtojë një gardh notues në Detin Egje, në përpjekje për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Turqia në ishujt e saj.
Gardhi, që do të jetë 2.7 kilometra i gjatë do të ketë jetë lartësi prej 50 centimetra dhe do të përbëhet nga rrjeta.
Pritet që të kushtojë rreth 500 mijë euro për ndërtimin dhe mirëmbajtjen për tri vite.
Ministri grek i Mbrojtjes, ka hapur garën për kontraktorët privatë që do të ofrohen për ndërtimin, që pritet të kryhet brenda tri muajve.
Projekti vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë së re në Greqi për të plotësuar premtimin për një luftë më të fortë migracionit ilegal.
Gjatë vitit 2019, 60 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë arritur që të hyjnë në ishujt e Greqisë. Ky numër është gati sa dyfishi i një viti më parë sipas OKB-së.