English

Greqia do të ndërtojë kampe të reja për azilkërkuesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Greqia do të ndërtojë kampe të reja për azilkërkuesit në ishujt e saj të Egjeut, me shpresën se kjo do i japë fund mbipopullimit dhe dhunës në këto kampe.

- Advertisement -

Në kampet e reja azilkërkuesit do të kenë mundësi të dalin gjatë ditës, por do të jenë të mbyllur gjatë natës.

Sipas përllogaritjeve të fundit, në Greqi ndodhen aktualisht mbi 40 mijë azilkërkues. Në kampet e reja pritet të strehohen 20 mijë refugjatë, të cilët do të mund të rrinë për rreth 3 muaj në kamp.

“Deklarata e qeverisë për të krijuar kampe të reja dhe vendosja e procedurave të reja është mirëpritur,” tha Philippe Leclerc, përfaqësuesi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. “Të gjithë duam të shpëtojmë nga një situatë e cila është krejtësisht shkatërrimtare për ata që po jetojnë sot dhe me muaj të tërë në këto kampe të mbipopulluara”.  

Qeveria greke ka punuar për të marrë më shumë tokë për kampet në Lezbos, Kios, Samos, Kos dhe Leros. Ata presin që ato të bëhen funksionale nga mesi i këtij viti.

Një ndër problemet e Greqisë ka qenë strehimi i emigrantëve në kushte të duhura sanitare. Grupet e të drejtave të njeriut dhe Këshilli i Europës e kanë cilësuar gjendjen në kampe si “shpërthyese” duke thënë se kishin shumë nevojë për ndihmë.

Greqia ka mbyllur një sërë kampesh në tetor të vitit 2019, pas rënies së disa zjarreve si dhe aksidenteve të tjera të dhunshme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?