English

Greqia e izoluar, Mitsotakis: Kufizohet lëvizja nga ora 06:00, të parandalojmë tragjedinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga e hënë në mëngjes edhe në Greqi do  të vijojë kufizimi i lëvizjes dhe izolimi,  lajmi u bë me dije nga kryeministri Mitsotakis i cili në një dalje për mediat konfirmoi se lëvizja do të kufizohej  duke nisur nga ora 6:00. Mitsotakis tha se ishte në “emër të së mirës së përbashkët” dhe detyra e tij për të parandaluar të njëjtën tragjedi që po ndodhte në Itali.

- Advertisement -

“Fatkeqësisht në Itali një person po humbet jetën  çdo dy minuta, dhe situata në të gjithë botën po keqësohet gjatë gjithë kohës. Unë kam për detyrë të mos lejoj që vendi ynë të testohet në të njëjtën mënyrë. Ne nuk duhet të arrijmë në pikën ku ne duhet të vendosim se kush do të shpëtojë dhe kush do të vdes”, ka deklaruar kreu i qeverisë.

Greqia konfirmoi 94 raste të reja të Dielën, duke arritur në 624 te infektuar dhe 15 viktima. Të Shtunën makinat e policisë kaluan nëpër kryeqytet duke njoftuar  në disa gjuhë duke këshilluar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Nga e hënë do të lejohet të dalin vetëm ata që shkojnë ose kthehen nga puna, dalin për  pazar  për ilaçe ose vizitojnë një mjek.. Njerëzit do t’u kërkohet të kenë autorizime  ose të përballen me një gjobë prej 150 euro.

Ndërkohë, Kina i ka ardhur në ndihmë kërkesës së Greqisë duke transportuar rreth 8 ton furnizime mjekësore që mbërritën në ATHINË të shtunën në mëngjes. Ndihma përbëhet nga maska kirurgjikale, kostume mbrojtëse, syze, doreza, mbulesa këpucësh dhe pajisje të tjera mjekësore. Shumë pako të tjera ndihme me peshë rreth 10 tonë, dhuruar nga ndërmarrjet dhe organizatat kineze, mbërritën ne Athine  në të njëjtën fluturim.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×