English

Greqia kërkon punëtorë sezonalë nga Shqipëria për vjeljen e frutave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pandemia globale ka goditur shumë vende të botës duke shkaktuar pasoja të rënda socio-ekonomike. Krahas Shqipërisë dhe vendet të tjera të rajonit, pandemia e COVID-19 ka dhënë efektet e para në ekonominë e shteti fqinj, Greqisë.

- Advertisement -

Por, sa ka ndikuar kriza e COVID-19 tek bizneset shqiptare në Greqi, konkretisht në atë veriore. Për këtë çështje ka folur në Euronews Albania kryetari  “Lidhjes së Biznesmenëve greko-shqiptare në Greqinë e Veriut”, Arian Gusho.

“Është e vërtetë që kriza që po ushtron COVID-19 në Greqi dhe jo vetëm, është një pasojë që ka ndikuar edhe tek bizneset shqiptare. Janë prekur jo vetëm bizneset e mesme, të vogla dhe të mëdha, por janë prekur edhe arti, arsimi, dhe ekonomia në përgjithësi, të cilat kanë një ndikim jashtëzakonisht të rëndë në të gjithë mbarëvajtjen e ekonomisë.  Paketa dhe masat që mori qeveria greke në momentet e para dha rezultatet e duhura, të cilat sot tregohen në ndikimet minimale në krahasim me shtetin e Italisë, Gjermanisë, Spanjës, SHBA-së apo vendet e tjera. Unë do të thosha se Greqia dhe Shqipëria dhanë një shembull konkret në  marrjen në kohë të masave parandaluese në këtë kufizim maksimal të gripit”, tha ai.

Ai theksoi se si rezultat i bllokimit të aktivitetit ekonomik, mbi 60 për qind e bizneseve shqiptare në Greqi po përballen me vështirësi të shumta.

“Unë do ta quaja vërtet krizë botërore që ndodh në Greqi dhe bizneset janë ndikuar relativisht, flasim për bizneset që me vendim qeverie u mbyllën. Ka një ndikim që masa më e madhe e tyre deri në 60 për qind ka një rënie të nivelit ekonomik. Ka një bllokim të menjëhershëm të aktivitetit të tyre ekonomik. Paketa ndihmuese ekonomike, që e shpalli qeveria greke ka në thelbin e saj të mbështesë të gjithë të papunët që mbetën si rrjedhojë e mbylljes së punës u ka siguruar që t’u japë një pagesë mujore prej 800 eurosh. Ka siguruar që të shtyjë afatet e pagesave dhe detyrimeve e taksave për bizneset. Ka shtyrë afatin e shlyerjes së kredive. Këto janë paketa ndihmuese për biznesin shqiptar, por nuk e kanë zgjidhur plotësisht aktivitetin e tyre ekonomik”, tha ai.

Greqia ndërkohë po përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe për këtë ka reaguar edhe vetë ministri i Bujqësisë së shtetit fqinj, Makis Voridhis. Ai ka shprehur nevojën për një marrëveshje me Shqipërinë, pasi rrezikohet prodhimi dhe grumbulimi i frutave të këtij viti, nga mbyllja e kufijve, duke penguar mosvajtjen e punonjësve sëzonalë atje.

Kreu i “Lidhjes së Biznesmenëve greko-shqiptare në Greqinë e Veriut” , Arian Gusho, u shpreh se Shqipëria duhet të përgatisë listën emërore të qytetarëve që duan të shkojnë në Greqi për të punuar në këtë kulturë frutore, sapo të hapen kufijtë e Shqipërisë me Greqinë.

“Mbledhja e pjeshkës, është fruti i parë që mblidhet në tërë aktivitetin bujqësor. Ne duhet të jemi të përgatitur, qoftë nga konsullatat dhe ambasadat që të bëjnë një përgatitje të të gjithë listave të këtyre personave që kanë shprehur dëshirën dhe mundësinë për të ardhur në Greqi për të punuar në mbledhjen e pjeshkëve. Listat emërore të personave që do vijnë për të punuar në Greqi, të jenë të evidentuara dhe të jenë të miratuara nga konsullatat dhe ambasadat, dhe në momentin që do të shpallet hapja e kufijve dhe kriza e pandemisë të ketë kaluar pikun e saj, të mund të bëhet lëvizja e njerëzve drejt fronteve të punës”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?