Greqia rimburson deri në 60% tarifat shtesë të energjisë elektrike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria greke do vendosë një tavan në çmimet me shumicë të energjisë elektrike për të ndihmuar konsumatorët dhe bizneset të përballen me kostot e rritjes së energjisë.

Programi i mbështetjes së qeverisë do të jetë me katër drejtime dhe do rimbursojë 60% e gjithë tarifave shtesë të energjisë elektrike që konsumatorët kanë paguar nga dhjetori deri në maj.

Ky rimbursim do të kufizohet në 600 euro, i cili do të mbulojë të gjithë konsumatorët me të ardhura vjetore deri në 45,000 euro, raporton Reuters.

- Advertisement -

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Mitsotakis, i cili tha se qeveria greke në korrik do nisë një sistem për shkëputjen e rritjes ndërkombëtare të gazit nga faturat elektrike të vendit.

“Pavarësisht nga vendimet europiane, qeveria greke, me iniciativën e saj, do të nisë në korrik një sistem që do të shkëpusë rritjen ndërkombëtare të gazit nga faturat e energjisë elektrike të vendit. Kjo skemë do të funksionojë deri në një vit”, tha kreu i qeverisë.

Për muajin maj dhe qershor, familjet do të përfitojnë 50% zbritje për çdo rritje të konsumit mbi 300 Kwh.

Fitimet shtesë të kompanive energjetike të realizuara gjatë krizës energjetike do të taksohen me 90%.

Duke i përshkruar masat si një “ndërhyrje e dyfishtë e shtetit” në tregun e energjisë Mitsotakis tha se qeveria po vendoste një kufi indirekt mbi çmimet e energjisë.

Sipas autoritetit statistikor të Greqisë, inflacioni në mars arriti nivelin më të lartë të 26 viteve prej 8.9%, i cili përfshinte një rritje prej 30% të kostove për qiranë, energjinë elektrike, ngrohjen dhe gazin.

Për të luftuar inflacionin në rritje, një muaj më parë qeveria njoftoi se do të rriste edhe pagën minimale në 713 euro e cila është e dyta herë për këtë vit.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Ankohej e vajtonte”, Osmani flet pas takimit me Vuçiç: Nuk ishte takim negociues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me Aleksandër Vuçiç në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, në...

Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

2.76 milionë banorë në Shqipëri, mosha mesatare arrin 38.8 vjeç

Shqipëria ka humbur 1.1% të banorëve të saj gjatë vitit 2022, përqindje kjo që e ka çuar popullsinë e vendit në 2.761.785 banorë. Rënia e numrit...

TË FUNDIT

Blinken: S’ka armëpushim në Ukrainë pa tërheqje të Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk mund të ketë armëpushim në Ukrainë nëse nuk arrihet një marrëveshje “e drejtë dhe e...

Frikë nga dimri i ardhshëm, ekspertët: Problemet me energjinë nuk kanë mbaruar

Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, evropianët i kanë kthyer sytë nga dimri i ardhshëm me të njëjtat shqetësime. A do të mjaftojnë rezervat me...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×