Greqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Greqia ka sjellë një avion tip Canadair CL 415 për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajri.
Sipas Peleshit, eskpertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren.
Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, ka shprehur mirënjohje ndaj partnerëve të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla.
Avioni Canadair CL-415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por ai mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti.
Prej katër ditësh, ishulli i Sazanit është “pushtuar” nga flakët. Ditën e djeshme, ka pasur raportime për shpërthime të municioneve.
Zona, e cila është përfshirë nga flakët në këtë ishull, ka qenë bazë ushtarake dhe mund të ketë municione të tjera të mbetura aty.
LEXONI GJITHASHTU
- Dita e tretë e zjarreve në Ishullin e Sazanit, situata shqetësuese
- Shpërthejnë municione në ishullin e Sazanit, zona në flakë