English

Gripi| Kujdes nga vetmjekimi, mjekët: Trajtimi i gabuar çon në raste të komplikuara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rastet me grip në popullatë po bien por problematikat tek një kategori vijojnë të jenë shqetësuese.

- Advertisement -

Mjekët e familjes pohojnë se shumë qytetarë zgjedhin të vetë mjekohen, duke u drejtuar në farmaci dhe jo tek mjeku për vizitë.

Por kjo sipas bluzave të bardha është e gabuar, pasi terapia vendoset vetëm nga mjeku.

“Jo vetëm që nuk është e duhura por është më e dëmshmja. Nëse ke marr një terapi, më e keqja është të jetë antibiotik, por unë them që jo vetëm antibiotiku por edhe preparate simptomatike përzgjedhja e tyre bëhet e veçuar duke vlerësuar nëj vizitë. Në qoftë se përdor një shurup për kollën, shurupi i kollës specifikohet ashtu siç është kolla”, tha Bruna Shiroka, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore nr 3.

Edhe më problematike është situata tek fëmijët e vegjël. Mejkët referojnë se shpesh prindërit përdorin doza të shtuara të medikamenteve për të ulur temperaturën duke krijuar komplikacione shëndetësore tek të vegjlit.

“Prindi përdor një dozë të rritur të medikamenteve antipiretike ose disa medikamente që janë të indikuar për tu përodrur në mosha të caktuara apo në sëmundje virale të caktuara dhe në këtë rast jo vetëm që si ka bërë mirë dhe ne kemi efekte, qoftë hipotermitë apo shfaqja e rashit kutan nga antiinflamatorët apo dhe shprehejen e efekte anësore”, tha Bruna Shiroka, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore nr 3.

Aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 16 mije raste me viroza dhe grip stinor. Pavarësisht kurbës në rënie, mjekët apelojnë që të bëhet kujdes. Parashkimet e epidemiologëve flasin për ulje të numrit të infektimeve në javët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?