English

Gruaja më e pasur në Skoci akuzohet për trafikim të qënieve njerëzore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dame Ann Gloag, një nga gratë më të pasura në Skoci, bashkëthemeluese e Stagecoach Group, është akuzuar në lidhje me një hetim për trafikim të qënieve njerëzore.

- Advertisement -

Zëdhënësi i policisë në Skoci tha se miliarderja është nën hetim në lidhje me një çështje që ka të bëjë me trafikimin e qënieve njerëzore dhe migracionit.

“Më 19 janar 2023, katër individë u akuzuan në lidhje me një hetim mbi krimet e dyshuara të trafikimit të qenieve njerëzore dhe imigracionit. Një raport do t’i dërgohet prokurorit fiskal”, tha zëdhënësi i policisë.

Nga ana tjetër një zëdhënëse e biznesmenes 80-vjeçare i mohoi me forcë akuzat.

“Ndërsa ne nuk mund të komentojmë detajet e një hetimi në vazhdim, Dame Ann Gloag kundërshton më forcë akuzat dashakeqe që janë bërë kundër saj.”

Zëdhënësja shtoi: “Ajo do të mbrojë fuqishëm veten dhe punën e fondacionit të saj dhe do të vazhdojë punën duke ndihmuar mijëra njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj çdo vit.”

Dame Ann është një nga gratë më të pasura të Skocisë, pasi ka themeluar grupin Stagecoach së bashku me vëllain e saj në 1980.

Biznesi, i cili filloi me drejtimin e autobusëve nga Dundee në Londër, u bë një nga firmat më të mëdha të autobusëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke operuar më pas në të gjithë vendin.

Ann Gloag është trajnuar si infermiere në të njëzetat e saj, dhe shpesh herë është përqëndruar si filanropiste në kujdesin shëndetësor.

Dame Ann ka gjithashtu një fondacion që synon të trajtojë varfërinë dhe të inkurajojë avancimin e arsimit, shëndetit dhe fesë në Mbretërinë e Bashkuar, por dhe jashtë saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×