English

‘Grushte, shkelma dhe fyerje’, çfarë ndodhi dje në Komisariatin e Devollit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Marsel Buçi, i cili denoncoi shefin e krimeve të komisariatit të Devollit, Pashk Syziu për dhunë ka treguar për mediat çfarë ndodhi një natë më parë në komisariatin e Devollit.

- Advertisement -

Ai tha se përpara ngjarjes ishte konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin, e cila e kishte kërcënuar dhe provokuar që ta godiste, por nuk kishte reaguar.

Pas kësaj policia e kishte shoqëruar në komisariat ku sipas tij shefi i krimeve pa asnjë shkak e kishte goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushte dhe shkelma

“Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushte dhe shkelma. Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP. Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati”, tha Buçi.

Në komunikim telefonik me shefin e krimeve Pashk Syziu, ai mohon kategorikisht akuzat duke thënë se nuk janë të vërteta dhe se ka dëshmitarë në zyrë që e vërtetojnë këtë gjë. Po ashtu ai ka mohuar edhe  akuzat e Marsel Buçit se ka ofenduar Bledjon Nallbatin.

Kryepolici i krimeve në Devoll sot është i pezulluar dhe çështja ndaj tij po hetohet nga AMP.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?