English

Guardiola kërcënon skuadrën; nëse Manchester City dënohet trajneri largohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Manchester City po kalon një formë aspak të mirë, jo vetëm në fushën e lojës ku skuadra ka pësuar 2 humbje në 5 javët e fundit, por edhe jashtë saj. Hetimi i nisur mbi një sërë shkeljesh të konstatuara të skuadrës angleze ka bërë që situata të përkeqësohet. Një nga personazhet që ka shprehur revoltën e tij, madje duke kërcënuar me largim është dhe trajneri Pep Guardiola.

- Advertisement -

Spanjolli u ka vendosur një kusht drejtuesve të klubit, ku në rast se provohen akuzat e ngritura do të kërkojë divorcin. Skuadra e sheikëve është nën hetim për falsifikim kryesisht në aspektet financiare, si dhe transferimin e futbollistëve të mitur, ku sipas dokumenteve arrihen duke u ushtruar atyre presion. Në total janë plot 100 shkelje të cilat po hetohen nga ana e komisionit, që në rast se do të provohen, skuadra në fjalë përjashtohet menjëherë nga Premier League.

Në një situatë të tillë të shkaktuar është një skuadër e cila përfiton, pikërisht PSG-ja e cila është hedhur në sulm për spanjollin. Pronarët e klubit parisien, të cilët po ashtu janë sheikë, kanë shprehur dëshirën për të bërë të tyrin trajnerin Guardiola, gjë që do të sillte një largim të menjëhershëm të trajnerit aktual Kristof Galtie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?