English

Guterres: Vdekjet e civilëve në Rripin e Gazës të papranueshme, të ndalen menjëherë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i konsideron të papranueshme vdekjet e civilëve në Rripin e Gazës dhe bën thirrje që ajo të ndalet menjëherë, tha zëvendës zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

- Advertisement -

“Izraeli duhet të respektojë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, të cilat përfshijnë përdorimin proporcional të forcës dhe marrjen e të gjitha masave paraprake të mundshme për të kursyer civilët dhe objektet civile”, tha Haq, sipas Reuters.

Më parë u raportua se Egjipti filloi sot ndërmjetësimin e bisedimeve të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve për t’i dhënë fund përleshjeve në Gaza që kanë vazhduar dy ditët e fundit.

Që nga fillimi i vitit, forcat izraelite të sigurisë kanë vrarë më shumë se 100 palestinezë, shumica e të cilëve ishin luftëtarë të grupeve ekstremiste dhe mes tyre civilë.

Të paktën 18 izraelitë dhe shtetas të huaj u vranë gjithashtu në përleshjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?