English

Guvernatori Sejko pret në takim zyrtar delegacionin nga Deutsche Bundensbank

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar një delegacion nga Banka Qendrore e Gjermanisë, të kryesuar nga Burkhard Balz, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank.

- Advertisement -

Ky takim u zhvillua në kuadër të Programit për “Forcimin e kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor me fokus integrimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore” dhe bashkëpunimit të deritanishëm të Bankës së Shqipërisë (BSH) dhe Deutsche Bundensbank në lidhje me këtë program.

Vizita e përfaqësuesve të Deutsche Bundensbank synon njohjen nga afër me institucionet pjesë e programit, vlerësimin e përgjithshëm të përfitimit të tyre nga ky program, si dhe përcaktimin e nevojave për të ardhmen.

Guvernatori Sejko falënderoi Balz për takimin, duke e vlerësuar si shumë të frytshëm bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të Programit, i cili ka si objektiv forcimin e kapaciteteve të institucioneve përfituese, kryesisht përmes përmirësimit të mëtejshëm të instrumenteve të tyre analitike dhe politike, nëpërmjet përvetësimit të standardeve më të mira ndërkombëtare dhe evropiane në praktikat kombëtare. Programi mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet Instrumentit të tij për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA III).

Sejko u shpreh se gjatë fazës së parë të programit u trajnuan rreth 80 punonjës të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë gjatë zbatimit të fazës së dytë deri më tani janë trajnuar 24 punonjës, si dhe është vendosur një bashkëpunim dypalësh ndërmjet stafit të Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Spanjës. Ndërkohë, në komponentin e dytë në nivel kombëtar janë parashikuar 6 bashkëpunime dypalëshe dhe 3 internshipe 10-ditore, nga të cilat do të përfitojnë rreth 70 punonjës të BSH-së.

Aktivitetet e dy komponentëve – rajonal dhe lokal – fokusohen në tema specifike që lidhen me detyrat e bankës qendrore dhe të mbikëqyrjes financiare. Këto tema trajtohen në nivel të avancuar dhe përfshijnë: kontabilitetin; AML/CFT; ndërhyrjen e jashtëzakonshme; mbikëqyrjen bankare; menaxhimin e parasë; komunikimin; integrimin në BE; mbrojtjen financiare të konsumatorit, përfshirjen financiare dhe edukimin financiar; çështjet e qeverisjes duke përfshirë menaxhimin strategjik, menaxhimin e krizave dhe qëndrueshmërinë operacionale; financat e gjelbra dhe të qëndrueshme; auditimin e brendshëm; teknologjinë e informacionit; zbatimin e politikës monetare; sistemet e pagesave; kërkime për stabilitetin monetar dhe financiar dhe statistikat.

Balz përgëzoi autoritetet për progresin e bërë në aspektin profesional dhe institucional, i cili e ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik e social. Gjithashtu, ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të Bundesbank për ta ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.

Gjithashtu, gjatë takimit u rikonfirmua rëndësia e bashkëpunimit teknik ndërkombëtar si një instrument për dialog institucional, si dhe zhvillimi i mëtejshëm i shkëmbimeve të eksperiencave rreth tematikave në fushat si mbikëqyrja bankare, sistemet e pagesave, siguria kibernetike etj.

Banka Qendrore e Gjermanisë ka rolin drejtues dhe zbatues të Programit për “Forcimin e kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin e Perëndimor me fokus integrimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore”. Ajo kryeson Komitetin Drejtues të programit dhe ka përgatitur Marrëveshjet e Bashkëpunimit në emër të 19 bankave qendrore të vendeve përfituese dhe Bankës Qendrore Evropiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?