‘Hakerat kërkojnë 30 mln euro’, Rama përgënjeshtron: Ndalni valën e shpifjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin që qarkullon në media se hakerat kanë shkatërruar të dhënat e shtetit shqiptar dhe kërkojnë 30 milionë euro.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare thekson se nuk duhet të përhapet panik dhe i bën thirrje Top Channel që të ndalë “valën e shpifjeve”.

“Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!

- Advertisement -

Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!”, shkruan Rama.

Ai nënvizon se AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit.

“Është e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!”, përfundon kreu i qeverisë.

Postimi i Ramës në Twitter

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

Ky institucion bën thirrje për qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë, të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Situata e qetë në veri të Kosovës, KFOR-i heq disa tela me gjemba në Zveçan

Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë hequr një pjesë të telave me gjemba që i kishin vendosur ditë më parë, për...

“S’ka as vjedhje, as fshehje”, flet avokati i agjentes së postës: Do shkojmë në Apel

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Alma Beqirin, të arrestuar për përvetësimin e 3 milion eurove nga bizneset online...

Noka denoncon me foto shkeljet zgjedhore në Kuvend: Operatorët falanga kriminale

Deputeti Flamur Noka, në fjalën e tij që ka mbajtur ditën e sotme në Kuvend ka denoncuar shkeljet që janë bërë në zgjedhjet lokale. Nëpërmjet...

TË FUNDIT

Sarrazin zbulon çfarë i tha Kurtit në kulmin e tensioneve në Veri

I dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka zbuluar gjatë një interviste për mediat e huaja bisedën që ai pati...

Hasani: Ja pse në zgjedhjet e 2025-s opozita do të mposht Edi Ramën

Analisti Sidi Hasanaj, është shprehur i bindur se PD në vitin 2025 do ti fitojë zgjedhjet parlamentare duke mposhtur kështu Edi Ramën. Në një intervistë...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×