Gjatë këtij muaji hakerat elitë janë përpjekur të futen në sistemet kompjuterike të OBSH-së. Lajmi është bërë me dije nga agjencia e njohur e lajmeve Reuters. Sipas burimeve zyrtare kjo ishte një përpjekje e shtuar e sulmeve kibernetike.
Zyrtari i Sigurimit të Informacionit, Flavio Aggio tha se identiteti i hakerave ishte i paqartë dhe sulmi i tyre dështoi. Por, ai paralajmëroi se përpjekjet e hakerimit kundër agjencisë dhe partnerëve të saj janë rritur teksa këto organizma janë duke luftuar me përhapjen e coronavirus, i cili ka vrarë më shumë se 15,000 në të gjithë botën.
Përpjekja e hakerave për të targetuar OBSH u paralajmërua më herët në Reuters nga Alexander Urbelis, një ekspert i sigurisë në internet dhe avokat i Grupit Ligjor Blackstone me qendër në New York, i cili gjurmon aktivitetin e dyshimtë për regjistrimin e domenit të internetit. Urbelis tha se ai e vuri re aktivitetin e sulmit kibernetik në datën 13 Mars, kur një grup hakerash që ai do të ndiqte aktivizonte një sit me qëllime dashakeqëse duke imituar sistemin e brendshëm të emailit të WHO.
Urbelis tha se ai nuk e di se kush ishte përgjegjës, por dy burime të tjera të informuar në lidhje me këtë çështje thanë se ata dyshuan një grup të avancuar të hakerave të njohur si DarkHotel, i cili ka kryer operacione të spiunazhit kibernetik nga viti 2007.
OBSH publikoi një njoftim muajin e kaluar që paralajmëroi se hakerat po përpiqen të vjedhin para dhe informacione të ndjeshme nga publiku. Ekspertë të sigurisë kibernetike po ashtu kanë ngritur shqetësimin se hakerat e të gjitha llojeve janë duke përfituar nga situata botërore e krijuar nga përhapja e coronavirus.