English

Hakimi pa fat nga penalltia, Maroku eliminohet nga Afrika e Jugut, Mali avancon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kupa e Kombeve të Afrikës ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj, ku në garë kanë mbetur vetëm 8 skuadra.

- Advertisement -

Të fundit që i janë bashkuar çerekfinaleve janë Mali e Maroku, të cilat luajtën të martën. Aktualisht janë kualifikuar më tej, Nigeria, Angola, Republika Domenikane e Kongos, Guinea, Mali, BRegu i Fildishta, Kepi i Gjelbër, dhe Afrika e Jugut.

Përballjet e së martës ishin tejet emocionuese, aty ku pas një gare të fortë në fushë, Mali arriti të eliminonte Burkina Fason. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0 për Malin, e cila përfitoi falë një autogoli të qendërmbrojtësit Tapsoba. Në fraksionin e dytë, do të shënohej dhe goli i dytë që mban firmën e Sinayoko, ndërsa Bertrand Traore ngushtoi diferencën në 2-1. Burkina Faso e pati të pamundur të shënonte një tjetër gol që do të çonte përballjen në barazim, duke u eliminuar.

Në sfidën tjetër, atë të mbrëmjes, Maroku zhgënjeu ndaj Afrikës së Jugut. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë Makgopa zhbllokoi rezultatin e kaloi në avantazh afrikano-jugorët. Në minutën e 85’ Hakimi kishte shansin e artë për të barazuar, por shpërdoroi një penallti duke goditur traversën. Në limite Mokoena ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke dërguar shifrat në 0-2, e kualifikuar më tej Afrikën e Jugut, e cila në çerekfinale përballet me Kepin e Gjelbër. Përballjet e tjera janë Nigeri-Angola, Republika Domenikane e Kongos-Guinea dhe Mali-Bregu Fildishtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×