English

Haland tek Manchester City, arrihet marrëveshja e transferimit me Borusian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Klubi anglez i Manchester City bëri të ditur të martën se ka rënë dakord me Borusia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haland.

- Advertisement -

Lojtari 21-vjeçar, një yll në ngjitje i botës së futbollit, ka shënuar 85 gola në 88 ndeshje që kur aderoi në klubin gjerman nga Salzburgu në janar të 2020-s.

Ai është një lojtar i mirë, thuajse i pandalshëm dhe rivaliteti me bomberin e Bayern Munich, Robert Levandovski ka ndezur Bundesligën në tre sezonet e fundit.

Përmes një deklarate për shtyp, Manchester City saktësoi se Haland do të kalojë tek klubi anglez më 1 korrik të këtij viti, ndërkohë që detajet e transferimit janë ende në diskutim me Borusian.

Lajmi vjen pas raportimeve se një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh në kontratën e Haland do të firmosej këtë javë, e cila do t’i lejonte lojtarit t’i jepte lamtumirën fansave në Dortmund në ndeshjen e fundit të sezonit, që luhet të shtunën në shtëpi përballë Herta Berlin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×