English

Hallaçi: Investimi tek fëmijët e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhmen e futbollit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mungesa e ekipeve zinxhir është konsideruar si një ndër problematikat më të mëdha në futbollin shqiptar sidomos përgjatë viteve të fundit. Ky problem është krijuar për shkak të shumë faktorëve, ndër to investimi në infrastrukturën sportive për të rinjtë.

- Advertisement -

Për këtë çështje ka folur edhe trajneri i Internacional Tirana U-19 z. Rrahamn Hallaçi, i cili është shprehur se duhet investuar më shumë në ekipet e moshave të reja për të siguruar të ardhmen e futbollit.

Z. Hallaçi ka theksuar se krijimi i një ekipi U-13 është një faktorë shumë i domosdoshëm për të ndihmuar më shumë futbollistët e rinj të marrin formimin e duhur në kohën e duhur.

“Themelet dhe bazat hidhen në këtë moshë. Futbollisti duhet të mësojë A-në e futbollit sa më shpejt sepse ka futbollistë që kur vijnë në ekipet e para nuk dinë si të sillen në fushë dhe duhet të edukohen sa më shpejt tek U-13”, është shprehur trajneri i Internacional Tirana U-19.

Për z. Rrahman, e ardhmja e futbollit shqiptar është mjaft pozitive, në qoftë se bëhen investimet e duhura në këtë sektor. Ai gjithashtu shprehet se formulimi i një plani afatgjatë për këtë çështje është një hap i mirë për të ecur të sigurt përpara.

“Mund të shpenzosh para pa fund dhe ndoshta nuk arrin suksesin. Më mirë të bësh durim dy apo tre vjet dhe ke akademinë, sepse lojtarët aty janë.

Talenti lind kudo, lind në Shqipëri. Nuk është e thënë të marrim një lojtar të huaj sepse ai është lojtar më i mirë se ne”, ka shtuar trajneri.

Sipas z. Hallaçi ekipet e moshave janë e ardhmja e futbollit shqiptar dhe mënyra më e mirë për të çuar futbollin përpara dhe për të krijuar standarde.

Ditën e djeshme Federata Shqiptare e Futbollit bëri një mbledhje ku hodhi idenë e krijimit të kampionatit U-13 dhe U-21.

“Komiteti vendosi të diskutojë në mbledhjen e radhës dy propozime të rëndësishme për organin e Kampionatit kombëtar U-13 dhe U-21, pasi këto propozime të diskutohen nga ana e Federatës së Futbollit edhe me klubet”, shkruan FSHF-ja në faqen e saj zyrtare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?