English

Hamasi do të kthejë trupat e 4 pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Grupi militant palestinez Hamas do të kthejë trupat e katër pengjeve izraelitë të enjten në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

- Advertisement -

Njoftimi u bë nga grupi që Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë përcaktuar si organizatë terroriste. Këmbimi i radhës do të bëhet ndërsa kanë mbetur disa ditë para përfundimit të fazës së parë të armëpushimit mes palëve ndërluftuese.

Izraeli ka shtyrë lirimin e rreth 600 të burgosurve palestinezë që nga e shtuna në shenjë proteste ndaj asaj që thotë se është trajtim poshtërues i pengjeve gjatë lirimit të tyre nga grupi Hamas.

Grupi militant ka thënë se vonesa është një “shkelje serioze” e armëpushimit dhe se bisedimet për një fazë të dytë nuk janë të mundshme derisa palestinezët të lirohen.

Zëdhënësi i grupit Hamas, Abdul Latif al-Qanou i tha agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ të mërkurën se grupi militant palestinez do t’i dorëzonte trupat e katër izraelitëve të enjten.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?