Hamasi tha të martën se nuk mund të kishte “shkëmbim të burgosurish” përpara një armëpushimi në Gaza, pasi iu përgjigj propozimeve nga ndërmjetësit egjiptianë dhe ata të Katarit.
“Ne kemi pohuar kushtet tona për një armëpushim: tërheqje e plotë, kthimi i personave të zhvendosur në zonat nga u larguan, veçanërisht në veri, dhe ofrimi i ndihmave dhe rindërtimit”, tha kreu i lartë i Hamasit, Osama Hamdan në një konferencë shtypi në Bejrut.
Hamdan përjashtoi mundësinë e përfundimit të çdo shkëmbimi të të burgosurve “përveç pas përfundimit të gjithë kësaj” dhe paralajmëroi se negociatat nuk do të ishin “të pafundme” nëse Izraeli nuk do vazhdonte ofensivën e tij në Gaza.
Vërejtjet e Hamdanit ishin një përgjigje ndaj një propozimi të paraqitur Hamasit nga Egjipti dhe Katari javën e kaluar, ndërsa negociatorët përpiqen të arrijnë një marrëveshje që do të bashkonte një pauzë në luftimet me lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekipi i OKB-së: Ka arsye të besohet se Hamasi kreu dhunë seksuale më 7 tetor
- Hamasi bën bilancin: Sa është numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori