English

Kosova shpall ‘non grata’ nobelistin austriak që adhuron Millosheviçin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Kosova ka vendosur të shpallë person “non grata” austriakun Peter Hendke, i cili fitoi  çmimin “Nobel” në letërsi. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thekson se Handke nga sot nuk është i mirëpritur në Kosovë.

- Advertisement -

“Sot kam vendosur të shpall Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, – shkroi Pacolli në Facebook.

Peter Hendke njihet si mbështetës i Sllobodan Milosheviçit dhe për këtë arsye, Kosova duket se ka vendosur që austriaku të mos shkelë më në tokën e Kosovës.

Zgjedhja e Handke nga Akademia Suedeze e Nobelit ngjalli shumë polemika, duke njohur të shkuarën e tij të dyshimtë dhe adhurimin për të ashtuquajturin Kasap i Ballkanit, Slobodan Millosheviçin dhe gjenocidit në Ballkan.
Shumë shtete ballkanike, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë etj., e bojkotuan ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel për shkrimtarin austriak pak ditë më parë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×