English

Hapen negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe RMV-së në BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të martë në Bruksel u zhvilluan Konferencat e para Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që i hapin rrugë anëtarësimit të tyre në Bashkimin Europian.

- Advertisement -

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se sapo ka nisur puna për ëndrrën europiane. Kreu i qeverisë shqiptare u zotua se në Shqipëri nuk është askush imun ndaj drejtësisë.

Ndërkohë, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi u shpreh se sot është një ditë historikë si për BE-në dhe për Shqipërinë.

Sipas Varhelyit, konferenca shënon një gur kilometrik dhe një hap një kapitull të ri mes marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ai nuk dha një datë për hapjen e negociatave, po nënvizoi se gjithçka varet nga ecuria e Shqipërisë në reformat dhe punën e sah.

Sakaq, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, nënvizoi se BE-ja ka nevojë për Shqipërinë. Ai theksoi se BE-ja dhe Shqipëria janë më të forta së bashku.

Çfarë nënkupton hapja e negociatave me BE-në?

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Komisioni Europian do të nisë ekipet që do t’i bashkëngjiten administratës shtetërore në Shqipëri, ku do të kontrollojë ligjet dhe zbatimin e tyre.

Me përafrimin e këtyre ligjeve do të hapen dhe mbyllen kapituj me sukses ose dështim, që në total do të jenë 35.

Kapitulli i parë me të cilin do të nisë procesi i negociatave është ai i të drejtave themelore të njeriut dhe më pas do të ketë kapituj për reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, liria e medias etj.

Më pas do të ketë kapituj dhe për lidhjet ekonomike dhe tregtare. Ky proces do të ndiqet hap pas hapi nga Komisioni Europian. Ky proces pritet të zgjasë disa vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×