English

Hapësira Kulturore Uzina, e ngritur nga të rinjtë për banorët e periferisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në godinën dikur të braktisur që sot ka marrë emrin “Hapësira Kulturore Uzina”, puna vazhdon që prej 13 korrikut të vitit 2019.

- Advertisement -

Një grup të rinjsh nga Tirana me mbështetje të organizatës jo-fitimprurëse Toestand në Bruksel, qendrës Termo Kiss nga Prishtina dhe një qendre nga Tetova, krijuan këtë vend ndryshe për të angazhuar banorët e zonës.

“Ne jemi në Shkozë, jemi larg qendrës dhe ekziston një mënyrë e të menduarit për gjërat që janë larg qendrës se është e vështirë të shkohet atje apo që nuk janë shumë tërheqëse. Përveç kësaj, një sfidë për ne është edhe përballja me problemet e zonës”, shprehet Livia Tiçe, një prej themelueseve të kësaj qendre.

Problemet infrastrukturore janë shumë, por grupi i të rinjve vijon të jetë i angazhuar për të përmirësuar ditë pas dite kushtet brenda hapësirës së madhe. 

“Nuk kemi mundur ta mbyllim të gjithën, ta izolojmë. Për momentin nuk kemi kushtet e duhura si p.sh ujë apo elektricitet, të cilat janë prioritet për ne. Duhet të punojmë për të siguruar këto kushte”, vijon Livia.

Të rinjtë mblidhen së bashku për të diskutuar rreth aktiviteteve që do të zhvillohen në të ardhmen, por edhe për të ndarë punët midis tyre. Ina është një 17-vjeçare nga Kosova , e cila ndjehet mirë për punën dhe kontributin e saj në këtë hapësirë.

 “Rolet tona janë gjithë kohës duke ndryshuar. Unë nuk merrem vetëm me ndërtimin e mureve. Nëse unë kam një aftësi, pritet nga unë që ta ndajë atë me grupin. Personalisht merrem me aktivitete si: ndërtimi i mureve, shitja e produkteve në bar apo menaxhimi i rrjeteve sociale”, tregon gjithë pasion 17-vjeçarja.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?