English

Hapet gara për zgjedhjen e kreut të BKH-së, Arben Kraja shpjegon të gjithë procesin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, ka njoftuar këtë të premte hapjen e garës për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

- Advertisement -

Kryetari i SPAK-ut, Arben Kraja thekson se synimi i kësaj gare është zgjedhja e një personi, i cili ka aftësinë për të drejtuar një grup prej 60 hetuesish.

“Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj  për shpalljen e Njoftimit për Pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm.   Në duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish.

Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për  Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së”-thuhet në njoftimin e z. Kraja.   

Por, si do të zhvillohet gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe si do të përzgjidhet fituesi? Për këtë proces kaq të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare ka dhënë detaje konkrete vetë z.Kraja.

“Të gjithë aplikantët do të ftohen të marrin pjesë në një proces rigoroz dhe sfidues përzgjedhjeje, që përfshin aplikimin elektronik, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit. Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe do të monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar”-thekson kreu i SPAK.

Në fund Kraja thotë se kandidati fitues do t’i nënshtrohet një programi të gjatë trajnimi, i cili do të sigurohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara.

“Kandidati fitues do t’i nënshtrohet  një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI)”-thuhet në reagimin e z.Kraja.

Byroja Kombëtare e Hetimit është Policia Gjyqësorë e Prokurorisë Speciale të SPAK-ut, ndërsa konsiderohet si struktura më e rëndësishme e këtij institucioni.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?