Kolegji i Europës është duke hapur kampusin e tij në Tiranë për të nisur vitin akademik në shtator, me 31 studentët e parë nga gjithë Europa.
Rektorja e Kolegjit të Evropës Federica Mogherini, deklaroi nga Tirana këtë të enjte se kërkesa e studentëve që duan të bëhen pjesë e Kolegjit, është tepër e lartë, me nacionalitetet nga e gjithë BE-ja dhe rajoni.
“Çelëm procesin e pranimit në tetor dhe sot kemi 241 aplikime për 31 vende, nga 41 kombësi nga i gjithë rajoni dhe vendet e BE-së. Përzgjodhëm paraprakisht më të mirët. Kryem dhe shumë intervista individuale për të zgjedhur studentët. Sot kemi përgjigjen që kërkesa është shumë e lartë dhe ky projekt po haset me entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe në korpusin studentor”, tha Mogherini.
Edhe komisioneri i Zgjerimit dhe fqinjësisë, Oliver Varhelyi, tha se ndihet vërtet i befasuar nga shifrat të cilat janë një tregues se BE-ja ka mbërritur tashmë në Tiranë.
“Vërtet i befasuar nga shifrat, Tirana do të bëhet edhe më popullore se Bryzhi dhe moti është shumë herë më i mirë dhe ndaj mendoj se ajo do të ndërtohet nga pikëpamja arkitekturore do të jetë diçka që do të ndryshojë shumë edhe jetën ekonomike këtu në Ballkan. Shumica e aplikimeve vijnë nga BE-ja dhe kjo tregon vlerën e jashtëzakonshme të shtuar që do të ketë ky institucion, jo vetëm për ne por dhe për BE-në. Kjo tregon se BE-ja ka mbërritur në Tiranë”, tha Varhelyi.
LEXONI GJITHASHTU:
- A mund ta bllokojë Greqia integrimin e Shqipërisë? Varhelyi flet nga Tirana
- Nga korsitë e gjelbra te interneti falas, Varhelyi: 4 pikat e firmosura në Tiranë
- Plani i rritjes ekonomike, Rama: Platformë kyçe për përshpejtimin e hyrjes në BE