Pas lajmit se vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje politike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të menjëhershme reagimet me urime pozitive nga zyrtarët e Brukselit.
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, shprehu kënaqësinë e tij për vendimin me një postim në Twitter.
“Jam shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën një marrëveshje politike për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Urime nga zemra për të dyja vendet. Kjo vlen dhe si një mesazh i fortë dhe i qartë për Ballkanin Perëndimor: e ardhmja juaj është në BE”, shkruan ai.
Very pleased that #EU member states today reached political agreement on opening of accession talks with #Albania and #North #Macedonia. I wholeheartedly congratulate both countries. This also sends a loud and clear message to #WesternBalkans: your future is in EU.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 24, 2020
Ish-komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, gjithashtu reagoi me një postim në Twitter.
“Urimet e mia më të sinqerta Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për marrjen e dritës së gjelbër, kaq shumë të merituar, për hapjen e negociatave për anëtarësim. Jam krenar që kam kontribuuar me këto hapa kaq thelbësore drejt integrimit në BE të dy vendeve. Jemi më të fortë bashkë”, shkruan ai.
“Ballkani Perëndimor e ka vendin në Europë, dhe Komisioni Europian do të bëjë çdo gjë për t’u ofruar mbështetje vendeve të rajonit, me përpjekjet e tyre për t’iu bashkuar familjes europiane”, shton Hahn.
My most sincere congratulations to #NorthMacedonia and #Albania on receiving finally the much deserved green light for opening #EU #accession negotiations. Proud of having contributed to this crucial step towards the #EUintegration of both countries ?????? #StrongerTogether 1/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) March 24, 2020
Michael Roth, Ministri gjerman i Shtetit për Europën, gjithashtu ka reaguar shumë shpejt duke uruar Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.
“Një lajm i mirë në këto kohë të zymta. Këshilli i Ministrave të Europës dha më në fund dritën e gjelbër për nisjen e negociatave për anëtarësim me dy vendet mike, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky rezultat është një fitre si për BE-në ashtu dhe për Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranë dhe Shkupit. Fitore e merituar”, shkruan Roth.
Good news in these gloomy times: finally green light in today’s Council of Ministers for Europe Video Conf for opening of #EU accession talks with our friends from #Northmacedonia + #Albania. Win-win for EU and #WesternBalkans. Congrats to Tirana+Skopje, it’s well deserved.
— Michael Roth MdB ?? (@MiRo_SPD) March 24, 2020
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, gjithashtu uroi hapjen e negociatave.
“Vendimi i BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë pasqyron punën e mirë që është bërë nga qeveria dhe populli shqiptar. SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin reformat dhe hapat e tjera që janë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin”, shkruan ambasadorja Kim, duke mbyllur mesazhin me urimin në shqip “Urime dhe suksese”.
#EU decision to open accession talks w/#Albania reflects hard work by Albanian govt & people. US will continue to strongly support reforms & other steps necessary to achieve membership. Urime dhe suksese! https://t.co/War695nLD2
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 24, 2020
Lexoni më shumë:
https://euronews.al/vendi/2020/03/24/be-arrin-marreveshje-hapen-negociatat-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut
https://euronews.al/vendi/2020/03/24/ambasadorja-kim-do-u-mbeshtesim-fort-deri-ne-anetaresimin-ne-be
https://euronews.al/aktualitet/2020/03/24/hapja-e-negociatave-vendim-historik-per-dy-vendet-dhe-mesazh-i-fuqishem-per-ballkanin-perendimor
https://euronews.al/aktualitet/2020/03/24/video-soreca-uron-shqiperine-tani-ka-nje-status-te-ri-perballe-bashkimit-evropian
https://euronews.al/vendi/2020/03/24/hapja-e-negociatave-drejtuesit-e-be-se-urojne-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut