English

Hapja e negociatave me Bashkimin Europian, Elisa Spiropali: Shqipëria i ka bërë detyrat e saj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte e ftuar në studion e  “Euronews Albania”, ku foli për marrëveshjen e arritur me opozitën jashtëparlamentare për miratimin e Reformës Zgjedhore si dhe për rrugën europiane të Shqipërisë.

- Advertisement -

Duke komentuar vizitën në Shqipëri të komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, znj. Elisa Spiropali pohoi se ky akt është në vetvete një mesazh i ngrohtë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për rrugën e tyre europiane.

“Në fakt u tha e kundërta, pra  që Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe Komisioni e Këshilli duhet të mbajnë premtimet e tyre. Ky ishte  edhe mesazhi i komisionerit për zgjerimin të BE-së, që është një mesazh i ngrohtë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Jemi përpara një situate të re.  Komisionari tha se është duke negociuar, duke u ulur, duke folur për vendet se janë skeptike për procesin  e integrimit në tërësi dhe shpreson se shumë shpejt Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të çelin negociatat.”-tha znj.Elisa Spiropali.

Ministrja Spiropali theksoi se kthesa e opozitës dhe ulja e saj në tryezën e reformës është një shenjë e mirë për demokracinë shqiptare.

“Ne atë nuk mund atë dimë. Franca është një vend që ka metodologjinë e saj, posaçërisht Macron ka idetë e veta mbi integrimin. Kokën e tij nuk e  lexojmë dot, por ne bëjmë punët që duhen bërë. Unë mendoj se shumë nga qëndrimet janë afruar dhe besoj se Gjermania, e cila ka qenë një mbështetëse e madhe është afruar në qëndrim me Francën dhe me vende të tjera.

Ne si mazhorancë jemi aty ku kemi qenë, sepse nuk kemi lëvizur nga kjo tryezë. Kemi qenë të hapur.  Është një lajm I mirë që opozita jashtëparlamentare ka braktisur rrugën e dhunës, molotovit, të përjashtimit dhe heqjes dorë nga institucionet.

Ne shpresojmë se 15 marsi të jetë data e fundit për të bërë ndryshimet dhe të adresohen rekomandimet e OSBE-ODIHR. Jemi në rrugë të mbarë, sepse është bërë një punë e madhe përgatitore. Diskutimi i sistemit zgjedhor nuk ka qenë asnjëherë diskutim që kërkohet nga partneret tanë.

Kjo është një çështje kushtetuese, pra duhet ndryshuar kushtetuta për të ndryshuar sistemin. Është një diskutim që ne jemi pa asnjë kompleks për ta bërë, por primare kemi rekomandimet e OSBE-ODIHR”-theksoi ndër të tjera, ministrja Elisa Spiropali.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?