English

Haradinaj i kundërpërgjigjet Ramës: Ndjek këshillat e Lavrov, punon për copëtimin e Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në përgjigjen e tij ndaj Edi Ramës e konsideron të pakuptueshëm frustrimin e Kryeministrit të Shqipërisë ndaj tij. Z. Haradinaj e akuzon z. Rama se po punon për ndarjen e Kosovës.

- Advertisement -

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, shprehet Haradinaj.

Z. Rama dhe z. Haradinaj prej disa muajsh i kanë shpallur luftë njëri-tjetrit me akuzë të ndërsjella. Përveç deklaratave nuk ka munguar as kallëzimi për shpifje që Kryeministri i Shqipërisë ka bërë ndaj ish-homologut të tij në Kosovë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?