English

Haradinaj letër Kurtit: Ke vuajtur në burgjet e Serbisë, mos gabo të heqësh taksën 100%

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përmes një letre publike, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë një lutje kryeministrit të porsazgjedhur Albin Kurti, që të mos e shfuqizojë taksën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

- Advertisement -

Duke kujtuar sakrificat e Kurtit, që ishte burgosur, rrahur e torturuar nga ish-regjimi serb, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ka kërkuar kryeministrit që të mos tërhiqet përballë presionit ndërkombëtar.

“Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë eurove për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blen armë në Rusi. Rikonsideroje vendimin Albin”, – ka shkruar z. Haradinaj në Facebook.

Ditën e sotme, pas takimit me shefen e BE-së, Nataliya Apostolova, shefi i ekzekutivit, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët se si do të veprojë me tarifën 100%, të cilën e ka vendosur paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj.

Kurti u përgjigj se, do ta zëvendësojë me reciprocitet, por pa specifikuar nëse do ta shfuqizoj tarifën para se të vendos këtë masë.  

“E para ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën në një fjali asnjëherë. Edhe për shkaqe historike edhe për arsye aktuale. Ne konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100%”, është shprehur z. Kurti.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?