English

Harroi çantën me 27 mijë € në qendër tregtare, roja dhe policia ia kthejnë qytetarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka kthyer një çantë me 27 mijë euro, të cilën një qytetar e kishte harruar në një qendër tregtare. Çanta u gjet nga roja i sigurisë, i cili e kishte vënë re të varur në një karrocë supermarketi.

- Advertisement -

Pas një hetimi të shpejtë dhe verifikimeve të nevojshme, policia arriti të identifikojë pronarin e çantës dhe ia dorëzoi atij shumën e parave.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet: “Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, roja i sigurisë në një qendrën tregtare, gjeti një çantë të harruar. Policia, pas verifikimeve, ka gjetur dhe kthyer çantën me 27 mijë euro tek pronari. Qytetari falënderoi Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?