Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha i Suseksit, nuk do e përdorin më titullin e tyre “Lart Madhëria Juaj”, pasi ata nuk janë më “anëtarë në detyrë të Familjes Mbretërore”, ka thënë Pallati Mbretëror “Buckingham” në një deklaratë.
[twitter_feed=https://twitter.com/RoyalFamily/status/1218601524638732298]
Vendimi erdhi pasi ata morën vendimin për të vazhduar jetën e tyre të pavarur financiarisht nga Pallati Mbretëror, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.
Gjithashtu, Pallati Mbretëror “Buckingham” konfirmoi se ata nuk do të përfitojnë më të ardhura nga fondet publike, madje do të kthejnë mbrapsht paratë e harxhuara për vilën e tyre në Uindzor.
Atyre do iu duhet t’i paguajnë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuarë 2.8 milion euro.
“Harry, Meghan and Archie do të jenë gjithmonë anëtarë të dashur të familjes time,” është shprehur Mbretëresha Elizabetë II në një deklaratë.
Ajo gjithashtu tha se ishte krenare sesa shpejt Meghan kishte arritur të përshtatej me Familjen Mbretërore.
Çifti “nuk do të përfaqësojë më zyrtarisht Mbretëreshën”, por do të punojnë për të “mbajtur lart vlerat mbretërore të saj”, thuhet në deklaratën e Pallatit.
Në vitin 1996, Mbretëresha i hoqi titullin “Lart Madhëria Juaj”, Princeshës Diana, Dukeshës së Jorkut, duke publikuar një letër ku thoshte se “ish-bashkëshortes” të një pjesëtari të Familjes Mbretërore, me përjashtim të vejushave, nuk i takonte të mbante titullin “Lart Madhëria Juaj”.
Harry, 35, dhe bashkëshortja e tij amerikane, ish-aktorja Meghan Markle shkaktuan një krizë në Familjen Mbretërore pasi deklaruan se duan të heqin dorë nga detyrat e tyre për të shpenzuar më shumë kohë në Amerikën e Veriut dhe për t’u bërë të pavarur financiarisht.
Në një intervistë, Meghan tha se ishte duke kaluar disa çaste të vështira me vëmendjen e tepruar të medias, veçanërisht pas lindjes së djalit të tyre, Archie.
Ndërsa, Princi Harry hodhi në gjyq disa tabloide britanike duke thënë se kishte qenë “për shumë kohë një dëshmitar i heshtur i vuajtjeve të bashkëshortes së tij”.
Mbretëresha Elizabetë II: Harry dhe Meghan kanë mbështetjen time
Princi Harry dhe Meghan Markle “heqin dorë” nga funksionet mbretërore