Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lajmëruar devijimin e qarkullimit të automjete në disa akse rrugore në kryeqytet ditën e nesërme.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, ARRSH sqaron se për shkak të nisjes së punimeve të asfaltimit në rrugën ‘Alajdin Frashëri’ në Unazën Lindore Loti 2, nga ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës.

“Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës.
Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafiku”, sqaron ARRSH.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rruga e Rinasit me 2 kahe lëvizjeje, njofton ARRSH
- ‘S’ka rrugë alternative’, banorët e Rinasit i përgjigjen kreut të ARRSH-së