English

Harvey Weinstein dënohet me 23 vite burg për përdhunim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Producenti Harvey Weinstein është dënuar me 23 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe abuzim seksual.

- Advertisement -

Dikur, 67-vjeçari ishte ndër personat më me pushtet në Hollivud.

Por fama e tij u zbeh kur dhjetëra gra ngritën zërin për të denoncuar sjelljet e tij të pahijshme në 2017.

Kjo nxiti dhe lëvizjen #MeToo ku gra nga e gjithë bota u bënë bashkë për të ndarë eksperiencat e ngacmimeve seksuale.

Weinstein akuzohet për abuzimin e e dhjetëra grave.

Në shkurt, ai u dënua për përdhunimin e një gruaje në një dhomë hoteli në Nju Jork në vitin 2013 dhe se kishte detyruar një grua tjetër që të kryente seks oral në apartamentin e tij në 2006.

Përpara se gjykatësi të shpallte vendimin, ish-aktorja dhe asistentja e produksionit u përballën me sulmuesin e tyre pasi dëshmia e tyre ndihmoi në përmbylljen e gjykimit të tij.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?