English

Hashim Thaçi: ”Adresa e zgjidhjes së ngërçit është te Vetëvendosje”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi ka deklaruar se adresa e zgjidhjes, në të cilën ndodhet vendi është tek partia fituese e zgjedhjeve.

- Advertisement -

“Adresa e zgjidhjes së këtij ngërçi është tek partitë politike ende, ndërsa në momenti kur kalon në një fazë tjetër presidenti i vendit duke ushtruar të drejtën kushtetuese, do të punojë me tërë potencialin në bashkëpunim me partitë që të garantohet funksionimi demokratik i institucioneve”, është shprehur Presidenti i Kosovës.

I pyetur se edhe sa do të presë që partia fituese të propozojë mandatarin, Thaçi theksoi se referuar zhvillimeve të fundit, zgjidhja duhet të vi nga partitë.

“Kjo rrjedhojë e zhvillimeve e kërkon zgjidhjen nga partitë, prandaj dua të shpresoj në përgjegjësitë shtetërore, respektimin e vullnetit qytetarë dhe natyrisht të mos hyjmë në një fazë të një ngërçi ose refuzimi për mos ndërtimin e institucioneve të vendi”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ai u shpreh se Kosova nuk duhet të presë edhe shumë gjatë pa qeveri.

“Kosova edhe gjatë nuk do të pres, nuk do të jetë e bllokuar, por e theksoi edhe një herë do të shikojmë të gjitha mundësitë e variacioneve politike”, është shprehur Hashim Thaçi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?