English

Hashim Thaçi fton SHBA-në të mbajë rol udhëheqës në proceset në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar udhëheqësit e dy think-tankeve ndër më të rëndësishme në Uashington, me të cilat ka biseduar për nevojën që SHBA-ja të mbajë rol udhëheqës në proceset në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kështu thuhet në njoftimin e presidencës.

- Advertisement -

Në takimin e parë me James Carafano, nënkryetar i “The Heritage Foundation”, Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova aspiron anëtarësimin në NATO-s dhe në Bashkimin Europian.

Ndërsa, në takimin me Jane Harman në “The Wilson Center”, Thaçi ka theksuar se “Kosova është shumë me fat që në Uashington gëzon mbështetje bi-partizane”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidenti Hashim Thaçi u shpreh se është krijuar një zhvillim i ri në Ballkan me angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Donald Trump dhe nëpërmjet të dërguarit special, ambasadorit Grenell. Ai ftoi që të përkrahet dhe të shfrytëzohet kymoment  i krijuar për të sjellë paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në Kosovë dhe në tërë Ballkanin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?