English

Hashim Thaçi i vë afat Albin Kurtit: Ke 48 orë për të nominuar kandidatin për kryeministër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim konsultativ liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh pretendentin për kryeministër Albin Kurti.

- Advertisement -

Pas disa ftesave të refuzuara, këtë të hënë fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti takoi presidentin Thaçi ku diskutoi për formimin e qeverisë së re.

Kurti më herët bëri të ditur se po shkon  tek presidenti Thaçi pa marrëveshje politike me LDK.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, presidenti Thaçi shkroi pas takimit se Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofronte propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, – shkruan presidenti Thaçi në Facebook.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?