English

Haxhi Shala pranon fajësinë para Gjykatës në Hagë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala, është deklaruar fajtor të mërkurën para Gjykatës Speciale në Hagë për akuzën e frikësimit të dëshmitarit dhe pengimit të drejtësisë.

- Advertisement -

Këtë deklarim ai e bëri në kuadër të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë e Specializuar, ku u pajtua edhe për një dënim me burgim deri në tri vjet, shkruan REL.

Kjo prokurori e akuzon Shalën se kreu veprën në bashkëpunim me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin.

“Kur jam deklaruar jo i fajshëm, nuk kam qenë i intervistuar nga Prokuroria dhe nuk kam qenë i informuar se për çfarë është fjala. Tani deklarohem fajtor për çfarë thuhet në marrëveshjen e fajësisë”, tha Shala në Gjykatë, aktakuza e të cilit ishte konfirmuar pas rishikimit më 10 korrik 2024.

Brenda kësaj marrëveshjeje, për Shalën propozohet një dënim deri me tri vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Shala u arrestua më 11 dhjetor 2023, dhe një ditë më vonë u transferua në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Në rast se paneli gjyqësor pranon këtë marrëveshje të palëve dhe në rast se dënimi për Shalën do të jetë tre vjet burgim ose më i ulët, palët nuk do të kenë të drejtë apelimi.

“Sa më i ulët dënimi, aq më mirë”, tha po ashtu Shala gjatë deklarimit të tij në gjykatë.

Shala po ashtu u pajtua edhe me pika të tjera të marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe deklaroi se e ka arritur atë “me vullnet të lirë dhe pa detyrim”.

Gjykata është paraparë që më vonë gjatë ditës të shqyrtojë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë së Sabit Januzit.

Në anën tjetër Ismet Bahtijari arriti një marrëveshje të ngjashme për pranim të fajësisë sipas njoftimit të 18 dhjetorit dhe kjo marrëveshje pritet të shqyrtohet nga gjykata në një seancë më 19 dhjetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?