Botuesi dhe analisti Henri Çili ka mohuar të ketë pasur dijeni për akuzat e ngritura nga prokuroria.
Në prani të avokatit të tij, Andi Duraj, Çili ka refuzuar të japë shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore në Gjirokastër.
Megjithatë ai është shprehur se gjithçka ndaj tij është tërësisht e manipuluar dhe se do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.
Çili akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, mashtrim, falsifikim dhe fshehje të të ardhurave.
Ai dyshohet se kishte marrë përsipër të lironte vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, të dënuar me burgim tw përjetshwm dhe 17.6 vite për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha .
Çili u arrestua së bashku me 27 persona të tjerë gjatë operacionit “Mezhgorani” i cili kishte nisur fillimisht për falsifikim kartëmonedhash dhe zbuloi tentativën për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
Botuesi dhe të arrestuarit e tjerë pritet të dalin të dielën para gjykatës së Përmetit për t’u njohur me masën e sigurisë.