Numri i hyrje- daljeve në të gjitha pikat e kalimit kufitar në juglindje të vendit është rritur ndjeshëm këtë të diel.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë e kanë dalë 5342 shtetas, ndërkohë që numri ka qenë i konsiderueshëm i hyrje-daljeve edhe në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Thanë.
Burime zyrtare të Policisë Vendore të Kufirit dhe Migracion bëjnë me dije se edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës hyrjet e daljet kanë qenë të larta.
Të njëjtat burime thanë se nëpërmjet kësaj pike të kalimit kufitar kanë hyrë e kane dalë 6930 shtetas.
Sipas Policisë Kufitare numri në rritje i hyrje-daljeve në vendet fqinjë të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut ka ardhur edhe për shkak të heqjes së masave shtrënguese nga ana e Ministrisë sonë të Shëndetësisë, gjë e cila është konfirmuar edhe nga Komiteti i Ekspertëve.
Për të përballuar fluksin në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës është shtuar numri e sporteleve në hyrje e dalje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nga sot Shqipëria heq të gjitha kufizimet anti-COVID për udhëtarët
- Nga sot në Kosovë hyhet vetëm me dokument vaksinimi