English

Heqja e taksës 100%, Meliza Haradinaj Stublla: Është koha të kërkojmë marrëveshjen finale për njohjen nga Serbia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Heqja e taksës 100% vijon të mbetet një nga çështjet më të diskutuara në aktualitetin e Kosovës. Në një lidhje direkte për Ilva Now në studion e Euroneës Albania, Meliza Haradinaj Stublla, anëtare e Kryesisë së AAK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli lidhur kërkesën që AAK ka ndaj qeverisë për mos heqjen e taksës.

- Advertisement -

E pyetur se si ndikon kjo kërkesë në dialogun dhe zgjidhjen e problemit me Beogradin, ajo shprehet se problemi nuk është taksa. Problemi sipas saj është vetë Serbia, duke e ditur që për 20 vite radhazi ka sjellje prej agresori ndaj Kosovës.

“Dihet tashmë që ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Tenton të destabilizojë dhe defunksionalizojë përmes të ashtuquajturit asosacion me kompetenca ekzekutive dhe në vazhdën e të gjitha këtyre përpjekjeve dhe luftës agresive të saj, ajo punon pa ndalur edhe në tërheqjen e njohjeve të shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës tanimë”, tha znj. Znj.Haradinaj Stublla

Sipas saj, taksa ka qenë një masë ekonomike e reciprocitetit asimetrik dhe nuk ka qenë masë politike sepse Kosova dhe Serbia nuk janë në pozita të barabarta për të vendosur këtë lloj reciprociteti.

“Taksa ka qenë vetëreciprocitet, këtë që po kërkon Kurti sot dhe zëvendësimi i taksës me reciprocitet është diçka e papranueshme dhe është zmbrapsje e turpshme për Kosovën në moment vendimtar, prandaj AAK është tërësisht kundër kësaj dhe tenton që në çdo kohë t’i ndihmojë Kurtit që të mos gabojë dhe të mos i shkojë kësaj rruge që do hapë tema të cilat me shumë mund i kemi mbyllur, siç është ndarja, korrigjimi apo shkëmbimi dhe tema të tjera me Serbinë”, tha ajo.

Për sa i përket faktit që kërkesa të forta për heqjen e taksës që vijnë si nga Amerika ashtu edhe nga Bashkimi Evropian vihen përballë kokëfortësisë së Kosovës, znj.Haradinaj Stublla u përgjigj se “ata që e vënë në dyshim rreshtimin e Kosovës me aleatët strategjikë të saj, me të cilët kemi marrëdhënie të veçanta dhe në bazë të përkrahjes së të cilëve ne jemi ndërtuar si shtet dhe jemi çliruar, është tepër e rrezikshme kjo, por ne duhet që të bisedojmë më miqtë në mënyrë të sinqertë dhe t’ua shpjegojmë atyre situatën në të cilën gjendet Kosova sot.”

“Ajo që kërkojmë ne është që të kemi unitet dhe të mos e dorëzojmë Kosovën pa kushte, pa cak final, pa garanci të njohjes. Pra, ne nuk jemi kundër heqjes së taksës, por me një garanci që do të kemi kontratën finale që garanton njohjen reciproke me Serbinë dhe e cila nuk i prek kufijtë siç është pretenduar vitin e kaluar”, tha anëtarja e Kryesisë së AAK.

“Nëse kryeministri vazhdon kështu si deri tani, që synon të dorëzojë Kosovën pa kushte dhe pa asnjë qëllim final atëherë nuk do e ketë përkrahjen e opozitës dhe kur nuk ka unitet, atëherë dihet se si do të përfundojë i gjithë ky epilog. Pra, do të ketë një proces të ri, të cilin e kemi tejkaluar sepse ka 20 vite që ne dialogojmë më Serbinë në një tavolinë të pabarabartë dhe taksa na ka rikthyer në këtë tavolinë. Tani është koha të kërkojmë marrëveshjen finale për njohjen me kufijtë ekzistues”, – e mbylli fjalën e saj znj. Haradinaj Stublla.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?