Heshtja zgjedhore në Mal të Zi, nis në mesnatë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të dielën, më 2 prill.

Heshtja zgjedhore është në fuqi deri në mbylljen e qendrave të votimit, të dielën në orën 20:00.

Gjatë asaj periudhe është i ndaluar prezantimi mediatik i kandidatëve presidencialë, reklamimi politik, publikimi i vlerësimeve të rezultateve të votimit, sloganet apo simbolet e kandidatëve dhe rezultatet e sondazheve të opinionit publik.

- Advertisement -

Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe Jakov Milatoviq, kandidati i Lëvizjes Evropa tani.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak.

Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi kanë 542.154 qytetarë, që është numër i njëjtë i votuesve sikurse në rundin e parë parë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, 143,608, ndërkaq më së paku në Shavnik, 1.777 votues , që gjendet në veri të shtetit.

Fitues në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.

Rregullsia e procesit zgjedhor do të monitorohet nga misionet vëzhguese të ODIHR-it, deputetët evropian dhe Këshilli i Evropës, si dhe nga organizatat joqeveritare Qendra pë Monitorim dhe Qendra për Tranzicionin Demokratik.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Vishaj: U derdhën thasë me lekë, punëtorët e administratës po japin dorëheqje se…

Avokati Saimir Vishaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se nëse në rastin e bashkisë Durrës kemi një vepër penale të kryer në...

Andi Bushati: Loja e fjalëve që bëri Edi Rama sot për të mos thënë asgjë për Dakon

Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se në fjalimin e tij ku kryeministri Rama u duk se komentoi arrestimin e Dakos...

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur në Greqi mesditën e së martës. Mediat helene raportojnë se 17-vjeçari Enea Topi...

TË FUNDIT

Gazetari Ferhati: SPAK ka dosje të hapura dhe për opozitën, u pyet djali i Berishës

Gazetari Eni Ferhati kundërshtoi kolegun e tij Dritan Hila në “Now me Erla Mëhillin” kur ky i fundit tha se SPAK nuk po godet...

Dritan Hila i del në mbrojtje Dakos: Drejtësi e dobët, të shkojë ndërtuesi në burg

Gazetari Dritan Hila tha në emisionin Now në Euronews Albania se akuza e prokurorisë ndaj Vangjush Dakos është shumë e dobët, nëse bëhet fjalë...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×