English

Hetimet e SPAK për sterilizimin, mjeku Koni: Pashë frymë pozitive, prokurorët do i shkojnë çështjes deri në fund

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit ka nisur marrjen e dëshmive për denoncimin e abuzimeve me koncesionin e sterilizimit. Mjeku, Artan Koni, një nga denoncuesit kryesor të kësaj kontrate të Partneritetit Publik-Privat, i ftuar në studion e Ilva Now, foli për atë që ka deklaruar para prokurorëve të SPAK.

- Advertisement -

“U thirra për të pasuruar atë kallëzim që kam bërë disa muaj më parë, pasi prokurorët nuk janë të fushës dhe kërkuan më shumë informacion lidhur me procedurën dhe koston e sterilizimit. Shpresoj që të kem dhënë kontributin tim. Pashë një frymë pozitive dhe më ndjell se hetimit do t’i shkohet deri në fund”, u shpreh z. Koni.  

Koncesioni i sterilizimit, sipas mjekut sjell një kosto prej 17 milionë euro në vit për taksapaguesit, pasi për një set kirurgjikal që kostoja e sterilizimit para PPP-së ishte 2.4 euro, tani paguhen 190 euro.

“Nëse kemi një përmirësim të sterilizimit që sipas Ministrisë së Shëndetësisë është në 22%, me një rritje me 80% të kostos, atëherë ka një problem”, tha mjeku urolog.

I pyet nga gazetarja, Ilva Tare nëse ka besim te sistemi i ri i drejtësisë, Koni tha se, mbetet optimist nisur nga fakti se SPAK ka filluar hetimet vetëm një muaj pas kallëzimit.

“Kam besim sepse shoh që ka një frymë pozitive. Ishte SPAK-u që bëri të ditur se kishte nisur hetimet, pasi dhe mund të mos e fillonte fare. Ka vetëm një muaj nga kallëzimi dhe ata shohin se është një çështje që ka rëndësi”, tha z. Koni.

Kallëzimi i PPP-së së sterilizimit u dorëzua në SPAK nga Nisma “Thurje” më 23 dhjetor, duke u shënuar si padia e parë që i adresohej këtij institucioni të drejtësisë së re.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?