English

Hetimet për vdekjen e Kobe Bryant, ekspertët përdorin dronë për të vëzhguar vendin e përplasjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet amerikane po vijojnë hetimet për vdekjen e yllit të basketbollit Kobe Bryant. Nga provat e deritanishme rezulton se mjeti ka rënë me një shpejtësi të lartë dhe është përplasur në tokë. Ka dyshime se në këtë aksident që i mori jetën 9 personave, të kenë ndikuar retë dhe mjegulla.

- Advertisement -

“E dimë që helikopteri ndodhej në 700 metra lartësi kur humbi komunikimin me kontrollorin e trafikut ajror. Kuota e rënies e helikopterit ishte 600 metra në minutë, ndaj e dimë mirë se përplasja me tokën ishte shumë e fortë”, u shpreh Jennifer Homendy, Bordi Kombëtar për Sigurinë e Transporteve

Teksa hetimet mbi rrëzimin e helikopterit vazhdojnë, hetuesit e Bordit Kombëtar për Sigurinë e Transporteve përdorën dronë për të vëzhguar vendin e ngjarjes, një kodër jashtë zonës së Kalabasas, rreth 40 km në veri-perëndim të Los Anxhelesit.

 “Kemi arritur të rikuperojmë një iPad dhe një telefon celular. Nuk e dimë nëse këto sende i përkasin pilotit, ndaj do t’i çojmë në laboratorin tonë për analiza të mëtejshme”, deklaroi z. Homendy.

Retë në nivel të ulët, mjegulla dhe shikueshmëria e dobët në momentin e rrëzimit konsiderohen si shkaqet e aksidentit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?