Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë janë lënduar tre punonjës policie ( një punonjëse në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë).
Militantë të PD të mbledhur para kryeministrisë në protestën e thirrur nga opozita kanë hedhur mjete piroteknike në momentin që fjalën e ka marrë kreu i kësaj partie Sali Berisha.
Përmes një njoftimi në orët e mbrëmjes policia bëri me dije se drejtori i DVP Tiranë, Elton Alushi, dhe zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar punonjësit e lënduar në ambientet e spitalit, duke u siguruar që ata të marrin çdo ndihmë të nevojshme, në bashkëpunim me stafin mjekësor.
“Shërbimet e Policisë së Shtetit po grumbullojnë të gjitha provat dhe pamjet filmike, për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan punonjësit e Policisë, të planëzuar sipas planit të masave për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës”, tha policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbyllet protesta e PD, Berisha niset drejt Romës për takim me diasporën
- Berisha prezanton programin: Rroga mesatare do të jetë 1200 euro!