English

Hidhnin në gropa mbetjet shtazore, procedohen administratorët e 4 subjekteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një operacion policor është zhvilluar për të kontrolluar mënyrën se si menaxhohen mbetjet shtazore, nga subjektet me aktivitet në këtë fushë (thertore dhe pulari).

- Advertisement -

Deri tani, janë kryer kontrolle dhe verifikime në 18 subjekte në qarqet Tiranë, Berat, Durrës dhe Fier.

Në  dy subjekte në Berat dhe në  dy subjekte në Tiranë, u konstatua se mbetjet shtazore ishin depozituar në gropa të hapura në kundërshtim me ligjin dhe nuk iu ishin dorëzuar subjekteve të licencuara për menaxhimin e tyre. Nga kjo paligjshmëri është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth.

Për këtë arsye administratorët e katër subjekteve janë proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, janë referuar materialet në prokuroritë përkatëse, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për administratorët e 4 subjekteve, për veprat penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, si dhe për veterinerët e këtyre subjekteve dhe për punonjës të AKU-së që  kontrollojnë këto subjekte mbi dyshime për shpërdorim të detyrave.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë shtetasit që kryejnë këto paligjshmëri në subjektet e tyre, si dhe për punonjësit e institucioneve të ngarkuara me ligj për të kryer kontrolle në këto subjekte.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?